Një vaksinë e koronavirusit të ri (Covid-19) e zhvilluar në SHBA do të testohet sot për herë të parë në Washington.
Siç raporton agjencia amerikane e lajmeve AP, testi i vaksinës së financuar nga Instituti Ndërkombëtar i Shëndeësisë do të bëhet në Institutin e Kërkimit Shëndetësor Kaiser Permanente në Seatle.
Zyrtarët kanë bërë të ditur se testi do të aplikohet mbi një person të shëndetshëm 45-vjeçar dhe që nuk ka rrezik për transmetimin e virusit tek ky person dhe se do të testohen vetëm efektet anësore të vaksinës.
Sipas zyrtarëve, zhvillimi i një vaksine që mund të përdoret tek të sëmurët me epideminë e koronavirusit mund të zgjasë nga 8 muaj deri në një vit.
Për shkak të koronavirusit i cili vazhdon të përhapet, shumë vende janë në përpjekje për të zhvilluar vaksinën.
Sipas të dhënave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, në botë janë mbi 156 mijë njerëz të prekur nga epidemia e cila filloi në qytetin Wuhan të Kinës.
Gjithashtu si pasojë kanë humbur jetën 5.800 persona të prekur me Covid-19./AA