Kosovë, shkon në 13 numri i të infektuarve me koronavirus

Ministri i Shëndetësisë së Kosovës, Arben Vitia, ka bërë të ditur se janë konfirmuar edhe katër raste të reja të të prekurve me koronavirus në Kosovë, duke e çuar në 13 numrin e të infektuarve.

Sipas tij, këto raste të reja janë nga fshati Stubëll i Vitisë, familjarë të ngushtë të të moshuarit që u konfirmua i pari me pandemi.

“Të nderuar qytetarë,
Mbrëmë vonë, bazuar në rezultatet e testimeve u konfirmuan edhe katër raste të reja pozitive me COVID-19. Të katër rastet janë nga fshati Stubëll e Vitisë, familjarë të ngushtë të pacientit të diagnostikuar pozitiv me COVID-19, me datë 13.03.2020. E gjithë familja kanë qenë në vetizolim dhe Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka bërë testimin edhe të familjarëve të tjerë.

Në këtë situatë vetëdija dhe ndihma e juaj është e domosdoshme. Mbani distancë nga tjetri. Reduktoni daljet veç në raste emergjente. Ndiqni rekomandimet nga Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik.

Ju faleminderit për mirëkuptim!”, shkruan Vitia./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne