Korreshi nga protesta: Jam mësuar të flas para hajdutëve në Parlament, Rama ik nga tuneli i korrupsionit!

Partia Demokratike zhvilloi protestën e radhës përpara Kryeministrisë, të quajtur “Foltorja 2”.

Përpara foltores së vendosur në bulevard, deputeti i PD-së, Saimir Korreshi, u bëri thirrje mbështetësve të pranishëm që të “luftojnë” qeverinë e kryeministrit Rama.

“Jam mësuar të flas gjithmonë në Parlament përpara hajdutëve dhe do të më falni nëse kam ndonjë emocion të madh përpara jush. Ka ardhur dita që prangat t’i varen në mes të këtij sheshi nga ju. Të dashura nëna që flini gjumë me fotot e fëmijëve që janë larguar, të dashur minatorë që jeni ngritur në grevë dhe protestoni për statusin tuaj, të dashur vëllezër e motra që nuk gjeni kura në spitale. Ka vetëm një fjalë, dhe kjo është: ‘Rama ik’. Rama ik, me shpirt ik.

‘Rama me 40 hajdutë’ ishte një fjalë, por ka shkuar me 400 hajdutë. Rama ik, me atë tunel korrupsioni që të ka zhytur brenda. Nuk mund të trajtohet buxheti i shtetit si lekët e tyre. Është dita jonë, këtyre ministrave që vjedhin qytetarët ditë pas dite. Rama ik, me gjithë taborin”, u shpreh Korreshi./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne