Korrupsioni, 6 oficerë policie në pranga

6 oficerë policie janë vënë në pranga.

Arrestimet janë bërë gjatë natës dhe mëngjesin e sotëm në Portin e Durrësit.

Burimet thanë se Shërbimi i Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave ka arrestuar 6 inspektorë policie në Portin e Durrësit.

Ata akuzohen për korrupsion. Arrestimet janë bërë në sheshin e trageteve.

Njoftimi 

SHÇBA arreston 6 punonjës të Policisë në PKK Durrës për korrupsion pasiv e shpërdorim detyre

Strukturat e Drejtorisë Qendrore të Hetimit të SHÇBA-së finalizuan me sukses operacionin ‘KONTROLLORI’ ku janë arrestuar në kushtet e flagrancës 6 punonjës të policisë, kontrollorë në PKK Durrës:

1. A.Gj., 53 vjeç, me detyrë Kontrollor në PKK Porti Durrës;

2. G.B., 29 vjeç, me detyrë Kontrollore në PKK Porti Durrës;

3. G.Ç., 51 vjeç, me detyrë Ndihmës Kontrollor në PKK Porti Durrës;

4. D.D., 53 vjeç, me detyrë  Kontrollore në PKK Porti Durrës;

5. D.Z., 50 vjeç, me detyrë Kontrollor në PKK Porti Durrës;

6. J.K., 42 vjeçe, me detyrë Kontrollore në PKK Porti Durrës.

Arrestimi i tyre u bë në funksion të hetimeve penale, në kuadër të procedimit të vitit 2018, kryer nga Drejtoria e Hetimit të SHÇBA në bashkëpunim me Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës.

Ata dyshohen për kryerjen e veprës penale ‘Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike’ dhe ‘Shpërdorim detyre’.

Gjatë ndjekjes së këtij procedimi janë aplikuar metodat speciale të hetimit, ku rezulton e provuar veprimtaria e kundërligjshme e këtyre punonjësve të policisë, të cilët, në këmbim të vlerave të ndryshme monetare, bënin të mundur kalimin e paligjshëm të personave me probleme, apo kategorisë së shtetasve  që nuk u lejohet udhëtimi drejt zonës ‘Shengen’.

Gjatë kontrollit të ushtruar në kushtet e flagrancës, punonjësve të policisë iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale sasi vlerash monetare në lek dhe euro, në vlerën 2.175  euro, që dyshohet se janë përfituar në mënyrë të kundërligjshme dhe korruptive gjatë ushtrimit të detyrës.

Hetimet për këtë ngjarje po vazhdojnë.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne