Viti më i përgjakshëm i 18 viteve të fundit në Afganistan: Në vitin 2018 humbën jetën 3,804 civil

Misioni i Kombeve të Bashkuara për Ndihmë ndaj Afganistanit (UNAMA) ka deklaruar se ka një rritje në vdekjet e civilëve në Afganistan.

Në një deklaratë të bërë nga UNAMA, thuhet se 3 mijë e 804 civil u vranë në Afganistan në vitin 2018. Në këtë deklaratë u njoftua se në të njëjtin vit, janë plagosur 7 mijë e 189 civil dhe u vu në dukje se vdekjet civile të vitit të kaluar u rritën me 11 përqind krahasuar me vitin 2017.

Në deklaratë u tha se viti 2018 ishte viti më i përgjakshëm i 18 viteve të fundit, dhe se në mesin e civilëve të vrarë, 927 ishin fëmijë.

Në këtë deklaratë u tha se 37 për qind e sulmeve janë kryer nga talebanët, 20 për qind nga ISIS-i, 6 për qind nga grupe të tjera anti qeveritare, 14 për qind nga forcat qeveritare, 6 për qind nga forcat ndërkombëtare dhe 4 për qind nga forcat pro qeveritare.

U vu në dukje se vitin e kaluar, janë kryer 65 sulme vetëvrasëse dhe se vdekjet më të mëdha janë shkaktuar nga këto lloj sulme.

Gjithashtu është raportuar se shumica e sulmeve vetëvrasëse janë kryer në kryeqytetin e Kabulit.

TALIBANI AKUZON RAPORTIN PËR ‘NJËANSHMËRI’

Zëdhënësi i Talibanit, Qari Muhammed Yusuf Ahmedi tha në një deklaratë se ata hodhën poshtë deklaratën e UNAMA-s dhe tha se kjo deklaratë ishte e njëanshme. Ahmedi vuri në dukje se forcat amerikane kanë shkaktuar më së shumti vdekje të civilëve në vend dhe shtoi se në vitin 2018, forcat amerikane kanë kryer sulme ajrore më shumë se kurrë më parë.

Burimi : Sputnik News / ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne