Kosova dhe Turqia nënshkruan marrëveshje në fushën e mbrojtjes

Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Kosovës dhe ajo e Turqisë kanë nënshkruar marrëveshje në fushën e mbrojtjes, transmeton AA.

Siç thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes të Kosovës, ministri turk i Mbrojtjes Hulusi Akar i cili gjendet për një vizitë zyrtare në Kosovë është pritur me një ceremoni nga homologu kosovar, Rrustem Berisha.

Ministri i Mbrojtjes i Turqisë shoqërohej nga një ekip i gjerë bashkëpunëtorësh dhe zyrtarësh ndërsa ministri Berisha shoqërohej nga komandanti i FSK-së, gjeneral lejtnant Rrahman Rama dhe gjeneralë e oficerë të lartë të FSK-së, si dhe zyrtarë të Ministrisë së Mbrojtjes.

“Në takimin e përbashkët të të dy delegacioneve u prezantuan arritjet e përgjithshme të FSK-së, procesi i transformimit dhe perspektiva e zhvillimit sipas planeve të parapara. Po ashtu u bë edhe prezantimi i bashkëpunimit të deritanishëm në mes të Ministrisë së Mbrojtjes të Kosovës dhe Ministrisë së Mbrojtjes të Turqisë si dhe të dy ushtrive përkatëse, duke evidentuar mundësitë e thellimit të bashkëpunimit të mëtejmë edhe në të ardhmen”, thuhet në njoftim.

“Në fund të takimit të dy ministrat, Berisha dhe Akar, nënshkruan Marrëveshje Bashkëpunimi ndërmjet dy ministrive të mbrojtjes, në të cilën përfshihen fushat me interes të përbashkët të bashkëpunimit”, përfundon njoftimi.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne