Zelanda e Re – Të premten fillon gjykimi i terroristit kristian

Bëhet e ditur se terroristi Brenton Tarrant, i cili masakroi 50 persona dhe plagosi 50 të tjerë në sulmet terroriste ndaj xhamive Nur (Noor) dhe Linvud (Linwood) në qytetin Kristçërç (Christchurch) të Zelandës së Re do të gjykohet për 50 raste të ndara të vrasjes dhe 39 raste të vrasjes në tentativë.

Në komunikatën me shkrim të lëshuar nga policia e Zelandës së Re thuhet se personi i ndaluar për sulme terroriste, gjykimi i të cilit pritet të mbahet në Gjykatën Supreme të premten më 5 prill, do të akuzohet veçmas për 50 vrasje dhe 39 vrasje në tentativë.

Pritet që terroristi Brenton, i cili mbahet në qeli në burgun Okland (Auckland), që është burgu më i sigurt i vendit, në seancë gjyqësore të lidhet me sistemin e kamerave.

Në anën tjetër gazetarët do të mund të hyjnë në sallën e gjykimit, por gjykata refuzoi kërkesën e 12 shtëpive mediatike për të fotografuar, xhiruar dhe regjistruar zërin.

Në sulmet terroriste të ndërmarra më 15 mars ditën e premte ndaj xhamive Nur dhe Linvud në qytetin Kristçërç të Zelandës së Re, kanë humbur jetën 50 persona në mesin e të cilëve gra e fëmijë, ndërsa ishin plagosur edhe 50 të tjerë./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne