Turqia përgënjeshtron deklaratën e Amerikës

Turqia bëri të ditur se deklarata e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në lidhje me takimin ndërmjet ministrit të Punëve të Jashtme, Mevlyt Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu) dhe homologut amerikan, Mike Pompeo nuk pasqyron të vërtetën.

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme, Hami Aksoj (Aksoy) iu përgjigj me shkrim deklaratës së Departamentit amerikan të shtetit për takimin Çavushollu-Pompeo.

“Teksti i publikuar sot nga Departamenti amerikan i Shtetit dhe i përgatitur paraprakisht para takimit në fjalë, jo vetëm që nuk pasqyron përmbajtjen e takimit, por gjithashtu përmban çështje që nuk janë ngritur në rend të ditës as gjatë takimit (Çavushollu-Pompeo). Edhe në takimet e zhvilluara më parë kemi hasur në probleme të ngjashme dhe është një nevojë e natyrshme e aleancës sonë që kërkon që deklarata të tilla të përgatiten me kujdesin më të madh, duke shmangur përfshirjen e çështjeve që nuk kanë zënë vend gjatë takimeve” shkroi Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme, Hami Aksoj./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne