Vendimin e MPJ-së e ka komentuar edhe presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç, për të cilin ndalimi i Sarceviç për të hyrë në Kosovë tregon plogështin e Prishtinës zyrtare.

“Është gjithmonë një shenjë dobësie kur përpiqesh t’ia ndalosh dikujt të futet në një territor për shkak të problemeve politike”, ka thënë Vuçiç, shkruan RTV.rs.

Nga zyra e kryeministrit Hoti kanë thënë se ende janë duke shqyrtuar nëse do ta lejojnë një vizitë të tillë meqë ka sugjerime nga ndërkombëtarët për ta lejuar një vizitë të tillë./BW