Twitter heq llogaritë e lidhura me Iranin gjatë debatit në SHBA

Twitter të mërkurën njoftoi se ka hequr gati 130 llogari që konsiderohet se kishin origjinën në Iran në kohën kur po zhvillohej debati i parë presidencial i SHBA-së të martën në mbrëmje.

Ky veprim u bazua në informacionet e inteligjencës së siguruar nga FBI.

“Ata po përpiqeshin të prishnin debatin publik gjatë përballjes së parë presidenciale në SHBA në vitin 2020”, tha faqja e mikroblogjeve në faqen e saj Siguria në Twitter.

“Ata kishin një angazhim shumë të vogël dhe nuk patën ndikim në debatin publik. Kapaciteti dhe shpejtësia jonë vazhdojnë të rriten dhe ne do të qëndrojmë vigjilentë”, thuhet më tej.

Debati i parë mes presidentit Donald Trump dhe rivalit të tij demokrat Joe Biden u zhvillua 35 ditë para zgjedhjeve, ndërsa SHBA përgatitet për zgjedhjet presidenciale të 3 nëntorit./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne