Prishtina dhe komunat e tjera të Kosovës nga ora 19 e së premtes do të zbatojnë kufizimet me orar të lëvizjeve dhe aktivitetit ekonomik për të ndalur përhapjen e koronavirusit.
Ndërsa protesta kundër masave të reja anti-Covid nisi fillimisht në rrjetet sociale, një numër qytetarësh dhe përfaqësues biznesesh zbritën gjatë ditës edhe përballë godinës së qeverisë.
Në thelb të revoltës së tyre ishte kriza e pritshme financiare si pasojë e mbylljes.
Në Kosovë, bilanci i jetëve të humbura po afrohet në 800 dhe rreth 10 mijë persona rezultojnë pozitivë me virusin SARS-CoV-2.
Për disa qytetarë, situatën e kanë rënduar kushtet e dobëta në sistemin shëndetësor, pamundësia për të gjurmuar rastet me efikasitet, por përgjegjësi ka edhe qeveria.
Opozitarët demokratë e konsiderojnë skandaloze situatën dhe fajin për mungesën e vizionit ia ngarkojnë si qeverisë aktuale të Avdullah Hotit, edhe Lëvizjes Vetëvendosje e cila për disa muaj kishte frenat e ekzekutivit kur sapo ishte shfaqur pandemia.
Opozita politike dhe operatorët ekonomikë kanë kërkuar që të votohet me urgjencë paketa për rimëkëmbjen ekonomike, ku të përfshihen subvencionet dhe shtyrja e kredive.
Kosova është ndarë në tri zona rrezikshmërie në bazë të numrit të rasteve me kovid-19 për 100 mijë banorë./AA