Kosovë, qeveria merr vendim për caktimin e Qendrës së Studentëve si hapësirë karantine

Qeveria e Republikës së Kosovës, në mbledhjen e ftuar nga kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka marrë vendim për caktimin e Qendrës së Studentëve (QS) në Prishtinë si hapësirë karantine.

Siç njofton komunikata nga Qeveria, sipas këtij vendimi, “personat për të cilët vërtetohet ose dyshohet se kanë qenë në kontakt të drejtpërdrejtë me personat e sëmurë apo të dyshimtë me sëmundje nga Kodonavirusi COVID-19 futen në karantinë”.

“Qendra e Studentëve në Prishtinë kalon në menaxhim të drejtpërdrejtë të Ministrisë së Shëndetësisë deri në pushim të gjendjes emergjente të shpallur nga Qeveria e Kosovës me vendimin Nr.01/11, të datës 15 mars 2020”, shkruan në njoftim.

Tutje, aty njoftohet se Ministria e Shëndetësisë, Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit dhe institucionet tjera relevante janë të obliguara që të kryejnë të gjitha procedurat për zbatimin e këtij vendimi.

​Siç ka njoftuar Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publikëtë Kosovës, nga data 8 shkurt deri me 18 mars të këtij viti, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK janë testuar gjithsej 308 mostra të dyshimta në virusin, dhe gjithsej 20 raste prej tyre kanë rezultuar pozitive./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne