Kosovë, shkon në 16 numri i të prekurve me koronavirus

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik i Kosovës (IKSHPK) ka konfirmuar edhe 1 rast të prekur me koronavirus (Covid-19) në vend duke çuar në 16 numrin total të të prekurve.

Sipas një njoftimi nga IKSHPK-së, rasti është konfirmuar pas mesnatës, në orët e para të së martës.

“Personi i gjinisë femërore, shtetase e Kosovës ka arritur të hënën në Kosovë nga Londra. Gjendja e saj është stabile”, thuhet në njoftimi.

Gjithashtu dje dy rastet e fundit të diagnostikuara me koronavirus ishin dy të rinj të cilët kishin ardhur nga Londra “më datë 16.03.2020 me fluturim direkt Londër-Prishtinë”, e të cilët u detektuan nga shërbimet shëndetësore të aeroportit ndërkombëtar “Adem Jashari” dhe u përcollën me autoambulancë për në Klinikën Infektive.

Deri tani në laboratorët e IKSHPK-së janë testuar 271 persona prej të cilëve 16 kanë rezultuar pozitiv në SARS CoV-2.

Nga data 8 shkurt 2020 deri më 16 mars 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 263 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe gjithsej pesëmbëdhjetë prej tyre kanë rezultuar pozitive.

Në qendrën e thirrjeve deri më tani janë pranuar deri më tani mbi 1500 thirrje me ata të cilët kanë dyshime mbi simptomat e tyre, ndërsa vetëm dje në orët e hershme të mëngjesit janë pranuar 215 thirrje telefonike./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne