Çavusoglu: Do të evakuohen 3.614 shtetas turq nga 9 vende të Evropës

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Çavusoglu, lidhur me masat e marra për koronavirusin e ri (Covid-19) deklaroi se deri në mesnatë do të evekuohen 3.614 shtetas turq që ndodhen përkohësisht ose janë studentë në 9 vende evropiane dhe të cilët kanë aplikuar për t’u kthyer në vend, raporton Anadolu Agency (AA).

Çavusoglu në një deklaratë lidhur me hapat që janë ndërmarrë për shtetasit jashtë vendit në kuadër të masave për Covid-19 tha se shtetasit që do të evekuohen në vend do të vendosen në karantinë në konviktet në Stamboll dhe në Kocaeli.

“Ministria ka formuar njësitë e koordinimit dhe të mbështetjes dhe është duke punuar me të gjitha njësitë. Dje janë kontaktuar ambasadat dhe kryekonsullatat turke në Kinë, Itali, Iran dhe Irak të cilat janë vendet më të prekura nga Covid-19. Në këtë drejtim kanë marrë informacion lidhur me situatën e zhvillimeve të fundit në këto vende dhe për shtetasit turq”, tha Çavusoglu.

Ai bëri të ditur se dje deri në orën 17:00 janë bërë aplikime nga qytetarë me qëndrim të përkohshëm për t’u kthyer në Turqi siç janë studentë apo shtetas që ndodhen në 9 vendet evropiane për të cilët janë ndaluar edhe fluturimet.

“Qytetarëve tanë i njoftuam se do të qëndrojnë në karantinë për 14 ditë pasi të kthehen në vend. Deri mbrëmë në orën 17:00 kanë aplikuar 3.614 qytetarë. Do t’i evakuojmë në vend deri në mesnatë këta shtetas nëpërmjet koordinimit me Turkish Airlines (THY) dhe Ministrinë e Transportit. Në këtë drejtim THY ka planifikuar 34 udhëtime. Gjithashtu ka mbajtur edhe çmime tejet të arsyeshme, për të cilën ne shprehim shumë falënderime ndaj THY”, tha Çavusoglu.

Sipas tij, qytetarët pas kthimit direkt nëpërmjet autobusëve do të dërgohen në konviktet shtetërore që ndodhen në Stamboll dhe Kocaeli të akorduara nga Ministria e Rinisë dhe Sporteve.

“Kjo do të koordinohet mes prefekturave tona edhe nëpërmjet udhëzimeve të ministrit tonë të brendshëm Süleyman Soylu. Gjatë qëndrimit të gjitha nevojat e qytetarëve tanë si ushqime etj.. do të koordinohen nga Ministria e Brendshme dhe do të bëhen kryesisht nga ekipet e AFAD. Ministria e Shëndetësisë do të sigurojë mjekët dhe personelin shëndetësor. Për këta qytetarë do të ofrohet mbështetja që është dhënë për qytetarët tanë të kthyer nga umreja”, tha Çavusoglu./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne