“Rama do kallëzohet për genocid dhe krim ndaj njerëzimit”, Vasili: Nuk infektohen njerëzit me orar. Duhet 24 orë kujdes

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili e quan vendim të çartur atë të qeverisë për të ndaluar lëvizjen e njerëzve pas orës 18:00, si masë parandaluese për përhapjen e koronavirusit.

Vasili bën përgjegjës Ramën për situatën e krijuar nga koronavirusi.

Ai thotë se kryeministri do kallëzohet për genocin e krime ndaj njerëzimit, pasi në këtë situatë nevojiten, tampone, veshje special, dezifektantë, gjëra këto që ai nuk po i vë në dispozicion të shqiptarëve.

POSTIMI

Edi Rama perballu me pandemine dhe terhiqu nga vendimet e çmendura sa je ne kohe…!

Edi Rama nuk i sistemon dot nervat e shkaterruara me akt normativ per coronavirusin.
Duke marre makinen ne garazh atyre qe do dalin pas ores 18 do te thote qe ky kryeminister duhet lidhur dhe i duhet bere electroshock.

Nuk infektohen njerezit me orar.Duhet 24 ore kujdes.

Pas ores 18 nuk infekton me shume virusi dhe para ores 18 me pak or derezi!

Edi Rama:

duhen tampone per diagnozen e coronavirusit,

duhen veshje mbrojtese per mjeket e infermieret, qe po infektohen,

duhen materiale dezinfektuese,

duhet dezinfektim i rrugeve te qyteteve,

jane keto na shpetojne nga coronavirusi dhe jo marrezite e tua me shtetrrethime pandemike e me sekuestrim makinash ne garazh.

Keto s’po jua jep njerezve dhe duke mos i bere do te kallzohesh per genocid dhe krim ndaj njerezimit dhe gjithe shqiptaret do te vijne ne gjyqin tend publik.

Do kallzohesh per rrezikimin e jetes se mijra te moshuarve te bllokuar, te lene edhe pa mbeshtetjen e femijve te tyre qe nuk mund te levizin se ke shpallur ti shtetrrethim idiot.

Do te kallzohesh per te gjithe ata njerez me aftesi te kufizuar, qe jua veshtiresove e rrezikove jeten me rregulla te çmendura pa asnje lidhje dhe asistenca e tyre behet e pamundur.

Do kallzohesh se ke marre vendime antiligjore dhe psikopatike, vendime qe shkelin kushtetute e ligj.

Do kallzohesh nga mijra individe e bisnese qe i ke demtuar me vendime kafsherore antikushtetuese, pronen lirite e gjithshka dhe qe me te drejte do te kerkojne demshperblim deri ne nje.

Terhiqi mbrapsht vendimet e tua te çartura dhe mendjeshkulura.

Terhiqi shpejt sa ke edhe shume shume pak kohe.

Terhiqi dhe mos perdor pandemine per te imponuar enderrat e tua paranojake e te falimentuara diktatoriale

Coronavirusi nuk ta ndryshon dot fatin e paracaktuar dhe ikjen shume te dhimbshme pa kthim…./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne