Rajoni

Kosovë/ Vendi drejt zgjedhjeve të jashtëzakonshme

Kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli ka deklaruar se nëse Demarkacioni me Malin e Zi nuk kalon në kuvend, vendi do të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme në muajn qershor.
Këto deklarata siç mëson Lajmi.net, kreu i PDK-së i ka bërë në Drenas të hënën, ku ka mbajtur mbledhje me degën e PDK-së në këtë komunë.
“Nëse nuk ka vendimmarrje (nuk kalon demarkacioni) atëherë vendi do të shkojë në zgjedhje gjatë muajit Ramazanit dhe para Bajramit”, ka cituar fjalët e Veselit njëri pjesëmarrësit në mbledhjen e PDK-së në Drenas, për Lajmi.net.
Veseli shkuarjen në zgjedhje të jashtëzakonshme nëse nuk kalon De

markacioni me Malin e Zi e kishte përmendur edhe javë më parë, pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit./ Gazeta Impakt

OPINIONE

INTERVISTA