KQZ në ngërç, nuk arrihet kuorumi për 22 bashki

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk ka arritur kuorumin e nevojshëm për asnjë nga 22 bashkitë që u shqyrtuan në mbledhjen e ditës së sotme, për shpërndarjen e mandateve për këshillat bashkiakë.

Kreu i organit zgjedhor, Klement Zguri, votoi kundër në të gjitha rastet, për të rënë ndesh me vendimin e presidentit të Republikës, Ilir Meta, për çdekretimin e 30 qershorit si datë të paracaktuar për mbajtjen e zgjedhjeve lokale.

Socialistët pritet t’i drejtohen Kolegjit Zgjedhor për të bërë të mundur shpërndarjen e mandateve për këshilltarët, me qëllim konstituimin e këshillave bashkiakë dhe marrjen zyrtare të detyrës së kryebashkiakëve të rinj.

Këshillat bashkiake pa vendim

Skrapari

Bulqiza

Klosi

Dibra

Cërriku

Gramshi

Divjaka

Mallakastra

Patosi

Këlcyra

Libohova

Tepelena

Kolonja

Maliq

Kukes

Tropoja

Malësia e madhe

Himara

Saranda

Lushnja

Durrësi

Lezha

Ndërkaq, nesër do të mbahet mbledhja e radhës në orën 10:30, ku priten të shqyrtohen 13 bashki të tjera./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne