Kremlini: Moska ska lidhje me reklamat në Facebook gjatë zgjedhjeve të vitit 2016 në SHBA

Shefi i sigursë të Facebookut tha të mërkurën se kompania gjeti disa mijëra reklama me vlerë 100,000 dollarëshe gjatë fushatës zgjedhore të SHBA të cilat dyshohet se ishin “të lidhura” me Rusinë. Kremlini ka thënë se Moska nuk ka fare lidhje me kete gjë.

MOSKË (Sputnik) – Zëdhënësi i Kremlinit Dmitri Peskov tha se Moska nuk është në dijeni dhe nuk ka lidhje fare me reklamat e dyshuara në Facebook gjatë fushatës zgjedhore në SHBA, tha të enjten zëdhënësi i Kremlinit Dmitri Peskov.

“Ne nuk kemi dëgjuar asnjëherë për këtë dhe nuk dimë asgjë për këtë, për më tepër, nuk kemi asnjë lidhje në këtë çështje.” Kjo historia në lidhje me Facebookun, nuk duhet të na shoqerojë më, “u tha Peskov gazetarëve.

Alex Stamos, shefi i sigurisë të Facebook, deklaroi të mërkurën se kompania gjeti rreth 3.000 reklama me vlerë 100,000 dollarë, që nga qershori 2015 deri në maj 2017, të lidhura me faqet e paautorizuara ose “bots”. Sipas zyrtarit të Facebook, shumica e reklamave nuk u referoheshin zgjedhjeve presidenciale amerikane, por u përqëndruan në amplifikimin e mesazheve sociale dhe politike.
Ndërsa, sipas Stamos, këto faqe u konsideruan se kishte gjasa se drejtoheshin nga jashte Rusie.Raporti i tij nuk përmendi ndonjë lidhje konkrete me Moskën.

Deklarata vjen mes dy hetimeve të ndara në lidhjet e dyshuara midis ekipit zgjedhor të Presidentit Donald Trump dhe Rusisë, të kryer nga Prokurori Special Robert Mueller dhe Kongresi i SHBA. Trump ka mohuar në mënyrë të përsëritur që të ketë lidhje me Kremlinin gjatë garës presidenciale amerikane, duke e quajtur atë një “gjueti shtrigash”.

Moska gjithashtu ka hedhur poshtë “pretendimet absurde” dhe tha se ato kanë për qëllim të devijojnë vëmendjen e publikut të SHBA nga çështjet e ngutshme të brendshme./ Gazeta Impakt

burimi:sputnik

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne