Izraeli i shet armë juntës ushtarake të Mianmarit e cila po vret muslimanët

Izraeli vazhdon t’i shesë armë juntës ushtarake të Mianmaitr, pavarësisht nga persekutimi i vazhdueshëm i minoritetit mysliman Rohingia në shtetin Rakhina.

Armët e shitura për juntën thuhet se përfshijnë mbi 100 tanke dhe anije, si dhe lloje të tjera të armëve. Ndërmarrjet e Izraelit të armëve siç janë TAR Ideal Concepts kanë qenë gjithashtu të përfshira në trajnimin e forcave speciale të Mianmarit, të cilët janë aktualisht në Rakhine, ku shumica e dhunës kundër myslimanëve Rohingia ka ndodhur aty. Imazhet e postuara në faqen e internetit të kompanisë treguan stafin e tij duke i udhëzuar anëtarët e forcave të Mianmarit për taktikat luftarake dhe si të përdorin armë specifike. Gjykata e Lartë e Drejtësisë e Izraelit pritet të marrë një peticion të nisur nga aktivistët, duke i kërkuar regjimit të Tel Avivit të ndalë eksportet e armëve në Mianmar. Eitay Mack, një avokat izraelit për të drejtat e njeriut që prezanton peticionin, tha, duke iu referuar Mianmarit, “Izraeli nuk ka kontroll mbi atë që po ndodh me armët e saj sapo dërguara në Birmania”. “Por nga faqja e TAR Ideal, shihet armatosja dhe trajnimi i forcave speciale të Burmës të cilat tani po veprojnë në shtetin Rakhine”. Peticioni u paraqit në janar, pas vizitave nga autoritetet izraelite në Mianmar për të diskutuar marrëveshjet e armëve. Duke reaguar ndaj peticionit, ministria izraelite e çështjeve ushtarake në muajin mars tha se gjykata nuk kishte juridiksion mbi çështjen dhe pohoi se shitjet e armëve në Mianmar ishin “qartazi diplomatike”.

Regjimi izraelit ka pasur një marrëdhënie të fortë me Mianmarin dhe ka mbajtur marrëdhënie tregtare gjatë shumë viteve. Në shtator të vitit 2015, një nga udhëhqësit e juntës, gjenerali Min Aung Hlaing, vizitoi Izraelin në një “udhëtim për blerje” të prodhimeve ushtarake izraelite. Delegacioni i tij u takua me Presidentin Reuven Rivlin si dhe zyrtarë ushtarakë, duke përfshirë edhe shefin e shtabit të ushtrisë. Në verën e vitit 2015, Michel Ben-Baruch, drejtor i sektorit për Bashkëpunim Ndërkombëtar tpranë Ministrisë së Mbrojtjes, e njohur me akronimin hebraik SIBAT, shkoi në Mianmar për një vizitë disaditore. Gjatë vizitës, krerët e juntës zbuluan se kishin blerë anijet patrulluese Super Dvora nga Izraeli dhe kishin folur për blerje shtesë. Penny Green, drejtor i Iniciativës Ndërkombëtare të Krimit Shtetëror në Universitetin ‘Queen Mary’, kohët e fundit tha se shumë qeveri “kanë dhënë ndihmën e tyre për gjenocidin e tanishëm” në Mianmar.

“Nuk është aspak e habitshme se eskalimi i fundit në gjenocidin që po ndodh në Mianmar kundër myslimanëve Rohingia nuk do t’a nxisë Izraelin të ndërpresë furnizimin më armë për ushtrinë e Mianmarit”, tha Green, një akademik që ka dokumentuar krimet e dyshuara të luftës kundër myslimanëve Rohingia. Duke komentuar shitjet e armëve izraelite në Mianmar, Green tha se “rekordet e veta të dhunës dhe terrorit të Izraelit kundër popullit palestinez në Gaza janë dëshmi të qarte se Tel Avivi” është i paqëndrueshëm nga shqetësimet etike dhe të drejtat e njeriut”. Ofer Neiman, aktivist izraelit i drejtave të njeriut, tha se kabinetet izraelite “i kanë shitur armë diktaturës ushtarake në Birmani për vite me rradhë.” “Kjo politikë është e lidhur ngushtë me shtypjen dhe dëbimin palestinezëve nga izraelitët. Armët e përdorura kundër palestinezëve po shiten si ‘të testuara në terren’ ndaj disa prej regjimeve më të këqija në planet. Në dhunën më të fundit në pjesën perëndimore të Mianmarit në Rakhina janë vrarë më shumë se 400 njerëz dhe është shkaktuar një eksod i myslimanëve Rohingia në Bangladesh. OKB beson se qeveria e Mianmarit mund të ketë kryer spastrime etnike dhe krime kundër njerëzimit. Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Antonio Guterres tha të martën se muslimanët Rohingia në Myanmar po përballen me rrezikun e spastrimit etnik./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne