Lavrov: Negociatat e Iranit, Rusisë dhe Turqisë rreth Sirisë kanë shënuar progres

Sergej Lavrov, ministri i punëve të jashtme të Rusisë, deklaroi se është arritur progres i rëndësishëm në negociatat mes Moskës, Teheranit dhe Ankarasë në lidhje me çështjen e rajonit të sigurt në Idlib të Sirisë.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Lavrov të mërkurën në një prononcim për media, tha: “Për krijimin e rajonit të sigurt në provincën Idlib të Sirisë, po zhvillohen kontakte dhe bisedime mes Rusisë, Iranit dhe Turqisë si vende garantuese dhe iniciatore të procesit të negociatave siriane në Astana”. Lavrov në vazhdim vuri në dukje thyerjen e rrethimit në Dejr Al-Zur ku grupi terrorist ISIS ka pësuar humbje të mëdha dhe shtoi: “Thyerja e rrethimit, ka krijuar kushtet për zgjidhjen e parakohshme të çështjes së pastrimit të plotë të rajonit nga terroristët dhe aktualisht kjo çështje po ndiqet nëpërmjet operacioneve të ushtrisë së Sirisë dhe me mbështetjen e forcave ajrore të Rusisë”. Vlen të theksohet se negociatat e Astanasë, strategjia e të cilave është deklaruar në vjeshtën e vitit të kaluar në takimin e përbashkët të ministrave të punëve të jashtme të Iranit, Rusisë dhe Turqisë në Moskë, kanë rezultuar me dakordimin e të tre vendeve për reduktimin e luftimeve, luftën kundër terrorizmit dhe gjithashtu për vendosjen e armëpushimit në Siri nga dhjetori i vitit 2016, ndërsa kjo marrëveshje është vërtetuar edhe me anë të një rezolute të KS të OKB./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne