Vlerësimi për Presidentin e Shteteve të Bashkuara shënon rënie … Por prapë ja kalon Clintonit

Popullariteti i tij ka rënë në nivelin më të ulët që kur Donald Trump në muajin janar shkoi për herë të parë në zyrën Ovale në Shtëpinë e Bardhë .

Numri i amerikanëve që pretendojnë se ende kanë pikëpamje pozitive ndaj Presidentit të 45-të të Shteteve të Bashkuara ka vazhduar të bjerë, sipas një sondazhi të ri.

Pak më shumë se një e treta e njerëzve pranuan mbështetjen e tyre të vazhdueshme ndaj tij që nga momenti qe filloi detyren si president por një studim i kryer në qershor tregoi rënie.

Pavarësisht nga kjo rënie e fundit, ka edhe pak ngushëllim, pasi Trump po mundohet ende të fishkulloje rivalen e tij Hillary Clinton kur është fjala për votimin.

Rezultatet e sondazhit – të kryera nga NBC News dhe Wall Street Journal – panë vetëm 36 për qind nga ata që njezëri shprehnin mbështetjen e tyre për Trump, pra dy pikë më poshtë se më parë.

Ç’është më e rëndësishmja, më shumë se gjysma e atyre që morën pjesë në këtë sondazh shfaqen pakënaqësi ndaj presidentit, rreth 52 për qind pranuan mosmiratim të rezultateve të tij.

Çfarë fshihet mbas rënies

Besohet se ka një numër faktorësh të rëndësishëm pas paraqitjes të dobët në këtë sondazh të ri, rezultatet e të cilit dolën të mërkurën, më 6 shtator.
Dështimi i Trump për të kontrolluar grindjet dhe pakënaqësite në brendësi të partisë së tij, një seri shkarkimesh të profilit të lartë dhe, më e rëndësishmja, nxitja e Trumpit ndaj tensioneve të fundit racore në një numër shtetesh, ka rezultuar në rritjen e numrit të njerëzve që vënë në dyshim seriozisht autoritetin e tij dhe aftësinë për të siguruar udhëheqje të fortë.

Për më tepër, presidenti deri tani ka dështuar, që të nxisë ndonjë ndryshim të madh legjislativ që ai propozoi gjatë fushatës presidenciale. Çdo lëvizje e tij, ose është penguar ose rezultoi në një rritje të shpejtë përballë kundërshtimit të publikut.

Deri më tani, vlerësimi i presidentit për votimin në zgjedhje ka mbetur relativisht i pandryshuar, duke qëndruar rreth 40 për qind. Në mënyrë të ngjashme, numri i atyre që thanë se nuk e miratuan punën e Trump-it, gjithashtu ka mbetur i qëndrueshëm në 55 përqind.

Obama, Sanders, Bush … dhe Clinton

Shumë shprehën ndjenja të ngrohta për ish presidentin Barak Obama, për të cilin 51 për qind thanë se ndiheshin pozitive, krahasuar me 35 për qind që mbanin pikëpamje negative.

Shifrat sugjerojnë se 44 për qind kanë mbajtur mendime pozitive rreth ish-kandidatit demokrat Bernie Sanders, me ish-presidentin Xhorxh W. Bush duke ruajtur vlerësimin prej 45 përqind. Më pak se një e treta (33 përqind) e të anketuarve thanë se kishin mendim negativ ndaj të dyve.

Edhe pse paraqitjet e saj politike janë bërë gjithnjë e më të pakta kohët e fundit, Clinton ende e gjeti veten disi në favor të elektoratit, duke tërhequr vetëm 30 përqind të të kënaqurve në këtë sondazh të fundit.

Në javët e fundit, fragmente nga libri i saj i ardhshëm, i titulluar “Çfarë ndodhi”, janë botuar nga CNN, duke përfshirë pjesë në të cilat ajo kujton se është eleminuar nga sjellja e Trumpit gjatë një prej debateve të tyre, kritika e bërë ndaj ish drejtorit të FBI-së James Comey, ish- Nënpresidentit Joe Biden dhe kundërshtarit të saj kryesor, senatorit Bernie Sanders, mbi dyshimin që shprehën ata për fushatën e saj./ Gazeta Impakt

burimi:sputnik

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne