Kremlini paralajmëron: Tërheqja e SHBA nga marrëveshja bërthamore do të ketë pasoja negative

Kremlini ka paralajmëruar sot se tërheqja e SHBA nga marrëveshja bërthamore e Iranit me siguri do të ketë pasoja negative.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov, paralajmëroi sot se tërheqja e mundshme e Uashingtonit nga marrëveshja bërthamore e Iranit me siguri do të ketë pasoja negative, bën të ditur agjencia e lajmeve Itartas. Deklarata e Peskov është një reagim ndaj raportimeve se presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendosur të mos e mbështesë marrëveshjen bërthamore. Presidenti rus Vladimir Putin ka theksuar në mënyrë të përsëritur mbi rëndësinë e marrëveshjes bërthamore, tha Peskov. Pa dyshim, tërheqja e çdo vendi nga kjo marrëveshje, veçanërisht një vend kyç si Amerika, do të ketë pasoja negative./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne