Kremlini: Procesi për dorëzimin e S-400 po ecën sipas planit

Zëdhënësi i Kremlinit, Dimitriy Peskov tha se procesi për dorëzimin Turqisë të sistemeve të mbrojtjes ajrore S-400 po përparon sipas kalendarit të planifikuar pa asnjë vonesë.

Në një deklaratë që bëri në kryeqytetin e Kazakistanit, Nur Sulltan, Peskovi tha se afati i dorëzimit të S-400 është afruar me kërkesë të Turqisë.

Procesi i dorëzimit po ecën sipas kalendarit të planifikuar,- tha Peskov dhe shtoi: “Çdo gjë po përparon ashtu siç është planifikuar dhe nuk bëhet fjalë për asnjë vonesë”./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne