‘Krenar për arsimin’/Çupi i përgjigjet Ramës: Propagandohet e kundërta

Përmes një statusi në facebook, deputetja e partisë demokratike Dhurata Cupi ka reaguar në lidhje me deklaratat e kryeministrit Rama për arsimin. Cupi shkruan se ndërsa Rama thotë se ndihet krenar për arsimin, mijëra fëmijë me lot në sy nuk kanë mundësi të ndjekin shkollën se ju mbyllen

“Në kulmin e së keqes duhet shpikur e kundërta dhe propagandohet e kunderta.
Qeveria e bollëkut do ironizonte Gerorge Orëell nëse do ishte gjalle dhe me siguri do kishte librin e rradhès per krenaristët”- shkruan deputetja demokrate.

Statusi i plotë:

Krenar thot Rama për arsimin . Ndërkohë mijëra fëmijë me lot në sy nuk kanë mundësi të ndjekin shkollën se ju mbyllen

Ku fëmijèt mësojnë tekste me gafa trashanike. Ku nxenësit mësojne me turne. Ku gjendja e shkollave eshte për turp. Ku edukimi mungon.. Ku mësuesit janë te politizuar dhe nëse jo të nxjerrin portalin si justifikim.

Krenar thoshte për rendin dhe shante e shfrynte ndaj opozitës. Dje dhe sot rend e siguri nuk ka . Bandat bëjne ligjin . Dhunojnë burra e gra. Vajza e djem. E ndërkohe miqtë e tyre pasurohen e pasurohen….

Krenar thot për rruget . Për rruget e shkatërruara dhe ne gjendje mjerane. Sepse nuk mundet të kete edhe lek për të blere zgjedhjet edhe lek per të ndertuar rrugët.

Kranar thotë per ekonominë. Varfëria rritet cdo dite dhe pasuria shkon ne xhepat e qeveritareve. Sepse krenaria e kërkon që pasuria te shkoje te koncesionet, te tenderat dhe pronat publike . Qarku Diber psh eshtë varferuar 20 % me shume këtë vit se vitet e tjera dhe per këtë patjetër që duhet te jete krenar.
Krenar vazhdon të thote edhe për mjekësine falas e ndërkohë miljona për barnat e skaduara paguhen nga xhepat e te sëmureve e pa shpresë.

Në kulmin e së keqes duhet shpikur e kundërta dhe propagandohet e kunderta.
Qeveria e bollëkut do ironizonte Gerorge Orwell nëse do ishte gjalle dhe me siguri do kishte librin e rradhès per krenaristët ….

Burimi: Balkanweb

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne