Kërcënoi me ‘luftë’ Kosovën, Vuçiç tërheq ushtrinë serbe

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka urdhëruar të tërhiqet gjendja e gatishmërisë për ushtrinë, të cilën e kishte urdhëruar ditë më parë pas vizitës së Thaçit në Ujman.

Vizita e presidentit të Kosovës, Hashmi Thaçit, në veri dhe konkretisht në Liqenin e Ujmanit, shkaktoi debate si brenda në Kosovë ashtu edhe në Beograd.Teksa zhvilloi vizitën në Ujman, Thaçi deklaroi se askush nuk mund ta ndalojë të shijojë bukuritë e vendit të tij , madje Ujmanin e cilësoi si aset të rëndësishëm të tokës kosovare.

Përfaqësues të partive politike në Kosovë, kryesisht Vetëvendosja i ka kundërshtuar hapur “lojërat” e kreut të shtetit, pasi sipas saj, provokime të tilla mund të prodhojnë situata të rënda për qytetarët e Kosovës.

Burimi: BalkanWeb

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne