Pakistani dëshiron të rrisë bashkëpunimin me Turqinë në industrinë e mbrojtjes

Ministrja e Prodhimit të Mbrojtjes të Pakistanit, Zubaida Jalal, tha se vendi i saj dëshiron të rrisë bashkëpunimin në fushën e industrisë së mbrojtjes me Turqinë.

Duke folur gjatë një takimi me ambasadorin turk në Pakistan, İhsan Mustafa Yurdakul, Jalal tha se vendi i saj dëshiron ta vazhdojë bashkëpunimin me Turqinë në fushën e mbrojtjes duke e zgjeruar dhe forcuar atë.

Turqia së fundmi ka arritur marrëveshje të rëndësishme me Pakistanin në këtë industri.

Përmes një sërë marrëveshjes në muajin korrik, palët ranë dakord që Turqia t’i shesë Pakistanit katër korveta MILGEM dhe 30 helikopterë ATAK.

Dy nga anijet MILGEM do të prodhohen në qytetin pakistanez Karaçi, ndërsa dy të tjerat në Turqi. Anijet do t’i dorëzohen Pakistanit pas një periudhe prej 54 deri në 72 muaj.

Ndërkaq, 30 helikopterët e shitur ATAK paraqesin eksportin më të madh të Turqisë në industrinë e mbrojtjes të realizuar përmes një marrëveshjeje. Helikopterët do t’i dorëzohen Pakistanit brenda pesë viteve.

Ndërkaq, Turqia nga Pakistani blen avionë trajnues ushtarakë për trajnimin e pilotëve.

Burimi: AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne