Protestat në Gaza, dy gazetarë të vrarë dhe 182 të plagosur

Gjatë demonstratave masive “Marshi i Kthimit të Madh”, të cilat që nga muaji mars mbahen në kufirin me Gazën, kanë humbur jetën dy gazetarë palestinezë, ndërsa 182 janë plagosur, bëri të ditur Organizata Ndërkombëtare për Media dhe Informim.

Ata ndanë edhe informacionin se në burgjet izraelite gjenden 21 përfaqësues të mediave. Gazetarët, theksuan nga organizata, vazhdojnë të jenë objektiv të Izraelit.

“Izraeli gjithashtu ndërhyn edhe kur bëhet fjalë për gazetarët që ndjekin ‘Marshin e Kthimit të Madh’. Me dhunë dhe burgim, ata përpiqen të parandalojnë lirinë e medias. Gjatë monitorimit të protestave paqësore, dy gazetarë u vranë dhe 182 u plagosën. Pavarësisht jelekëve në të cilat shkruan ‘Press’, objektiv të ushtarëve izraelitë kanë qenë 30 vjeçari Yasir Murteca dhe 24-vjeçari Ahmed Abu Huseyin”, theksuan nga Organizata Ndërkombëtare.

Ata dënuan sulmet dhe mbylljen e gazetarëve që vetëm tentojnë të bëjnë punën e tyre.

Palestinezët nga 30 marsi në kufirin me Rripin e Gazës dhe Izraelit organizuan demonstratat e qeta me moton “Marshi i Kthimit të Madh”.

Më shumë se 190 palestinezë u vranë në ndërhyrjen e ushtarëve izraelitë gjatë demonstratave të 30 marsit, ndërsa mijëra të tjerë u plagosën.

Burimi: AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne