Kreshnik Osmani falenderon myftinitë që do të kryejnë normalisht si cdo vit faljen e Namzait të Bajramit

Nga Kreshnik Osmani

Falenderim i madh ne emer te gjithe Shqiperise, per te gjitha myftinite qe do te kryejne normalisht si cdo vit faljen e Namazit te Bajramit.

Ka hapur te gjitha mejhanet e Shqiperise dhe mbyll vendin per Bajram. Ne te gjitha kafenete dhe restorantet e Tiranes sot njerëzit mizë dhe nuk ka “rrezik Korone”. Per Bajram ka Koronë. Ka frike te shohe 100 mije vete bashke se e kap tmerri dhe makthi.

Faleminderit per barinjte e popullit dhe Zoti le te merret vete me barinjte e Shejtanit te Surrelit qe i komandon me favore dhe me dajak.

Kush e ka Adhuruar Allahun, Ai eshte i Plotfuqishmi i te gjithe ekzistences dhe pa lejen e Tij nuk pipetin asgje ne Univers.

Kush ka adhuruar Shejtanin e Surrelit, le ta dije se shejtani nje dite do te vdese dhe do ta hane krimbat njelloj si ne.

Kush e ka fene per Joga, per te treguar perralla me mbret, per hallve, pilaf, trilece, per te kapur ndonje lek, per makina te bukura dhe vila e salltanete ta beje llogarine se do te jape llogari sepse xhehenemi do te mbushet me koka hoxhallaresh.

Kush ka adhuruar Zotin do te ringjallet me te ndershmit, te miret, evlijate dhe martiret.
Kush ka adhuruar Shejtanin e Surrelit do ta ringjalle Zoti me ate sepse njerezit do te ringjallen ne krahe te atyre qe duan me shume ne kete bote.

Kush e ka per t’iu nenshtruar Krijuesit te Universit te dale dhe ta ule ballin ne Toke per Bajram!

Miku i madh po largohet.
Zoti ua paste pranuar te gjitheve sipas asaj qe fshehin ne gjoks!
Nata e fundit. Zoti e befte paqe dhe freski per kete popull te shtypur e hallemadh!/gazetaimpakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne