Shqiperia

Kreu i KMSH: Të prerë ndaj ekstremizmit! Do të përjashtojmë hoxhallarë…

Kryetari i ri i KMSH-së, Bujar Spahiu u shpreh i prerë ndaj kujtdo që nxit ekstremizmin fetar. Në emisionin “Përballë” të gazetarit Lutfi Dervishi, Spahiu tha se KMSH do të largojë këdo që predikon pjesmarrjen e shqiptarëve në luftra jashtë vendit.

“Kushdo qoftë, dhe po flas për imamë që janë drejtues nëpër xhamiat në Shqipëri, kushdo qofshin ata, unë nuk e di që ka ndodhur, ju e thatë që ka ndodhur – mesa di unë ka patur vetëm një rast dhe shteti shqiptar mori masat, por çdo imam që është në drejtimin e këtij institucioni, nëse bën një veprim të kësaj natyre, detyra ime dhe e stafit tim është menjëherë aq sa kam fuqi ta largoj nga ai vend”, – tha Spahiu në RTSH.