Blegtorët në protestë, derdhin bidonat me qumësht në rrugë

Blegtorë dhe fermerë nga Berati, Lushnja dhe Fieri kanë derdhur në rreth rrotullimin e “Savrës” qumështin e bagëtive të tyre në shenjë proteste.

Protesta e tyre ishte paqësore dhe u vrojtua në distancë nga policia dhe organet e rendi.

Ata kërkojnë nga qeveria që të mos vërë në funksion skemën e re të tatimit me 20% në shitje të produkteve pasi kështu grumbulluesit ngarkohen me kosto të lartë.

Ata thonë se nëse kërkesat e tyre nuk plotësohen do të protestojnë sërish në datë 18 Mars.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne