Bota

OBI përshëndet përpjekjet e Turqisë për Aleancën e Qytetërimeve

Parlamenti i Marokut priti të martën takimin e Komitetit të Përhershëm të PUIC-së për Çështje Kulturore, Ligjore dhe Dialog të Qytetërimeve dhe Feve, organizuar në kuadër të Sesionit 14. të Konferencës së PUIC-së.

Në këtë projektrezolutë, e cila u bën thirrje për anëtarësim shteteve islame ende të painkuadruara në Grupin e Miqësisë së Aleancës së Qytetërimeve të Kombeve të Bashkuara, nga PUIC-ja kërkohet gjithashtu që “të luftojë për parandalimin e perceptimeve të gabuara dhe kundër margjinalizimit, ekstremizmit e ksenofobisë”.

Po ashtu në projektrezolutë përshëndeten përpjekjet e Turqisë për Aleancën e Qytetërimeve.

Nga ana tjetër, gjatë mbledhjes së Komitetit të Përhershëm të PUIC-së për Ekonominë dhe Mjedisin u theksua se 28 shtetet anëtare të Organizatës së Bashkëpunimit Islam (OBI) kanë realizuar plotësisht objektivat e tregtisë ndërmjet tyre.

Sipas projektrezolutës së miratuar nga 12 shtetet anëtare të Komitetit, mes të cilave edhe Turqia, synohet intensifikimi i përpjekjeve të vendeve islamen për aktivizimin e sistemit preferencial tregtar ndërmjet shteteve anëtare të OBI-t./ trt

OPINIONE