Kreu i LHSH, Justinian Topulli Kundër takimit të nënkryetarit të KMSH me Presidentin Izraelit në Tiranë

Kreu i Lidhjes së Hoxhallarëve Shqiptarë Hoxhë, Justinian Topulli ka reaguar ashpër duke kundërshtuar pritjen e Presidentit Izraelit Isaac Herzog gjatë vizitës në Shqipëri duke e cilësuar si një levizje që u merr fytyrën muslimanëve shqiptarë, për shkak të Gjenocidit Izraelit në Gaza.

Hoxha dr. Justinian Topulli në një reagim në “Facebook”, quan amoral dhe sjelljen të pafytyrë takimin e nën kryetarit të KMSH-së Taulant Bica me presidentin i’sraelit në Tiranë.

“Duhet të jesh vërtet i pafytyrë dhe i padinjitet që t’i bësh temena të fortit, edhe kur është zullumqar”, shkruan Topulli

Më herët Justinian Topulli i kishte bërë thirrje Ramës dhe Veliajt të mos përfshijë Muslimanët në paturpësinë e tyre, duke e quajtur sjellje të pështirë servilizmin e tyre pro sionizmit.

“Edi Rama! Erion Veliaj! A ka mundësi të mos e përzieni KMSH-në në këto servilizmat tuaj për pushtet?

Na lini pak yndyrë në fytyrë more burra, se na e morët para Zotit dhe na bëtë turp i botës.

A nuk e kuptoni që na e pështirosni në kulm me këtë pro sionizmin tuaj?!”, shkruan Topulli në “Facebook”./GazetaImapkt/ 

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne