Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg dënoi fuqimisht sulmin terrorist në Ankara dhe theksoi se NATO solidarizohet me Türkiye-n në luftën kundër terrorizmit,
Stoltenberg përmes platformës së medias sociale X dha një deklaratë lidhur me sulmin terrorist në Ankara.
Duke vënë në dukje se dënon fuqimisht sulmin, Stoltenberg iu uroi shërim të shpejtë policëve të plagosur.
“NATO është në solidaritet me Türkiye-n në luftën kundër terrorizmit”, tha Stoltenberg./AA