Kreu i OKB-së: Përdorimi i qymyrit duhet mënjanuar në mënyrë progresive

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara (OKB), Antonio Guterres, të premten deklaroi se përdorimi i burimeve të rinovueshme duhet të rritet, ndërsa konsumi i qymyrit duhet të marrë fund.

Komentet e tij erdhën me rastin e Ligjëratës së 19-të Përkujtimore Darbari Seth, me titull Ngritja e Energjisë së Rinoveshme: Shkëlqimi i Dritës në një të Ardhme të Qëndrueshme.

“Ky duhet të jetë tregimi ynë”, tha Guterres në një video-mesazh, duke shtuar se ekonomitë e shekullit 21 duhet të jenë më të pastra, më të zgjuara dhe më të forta, të cilat krijojnë më shumë vende pune, më shumë drejtësi dhe prosperitet.

“COVID-19 dhe kriza e klimës kanë ngritur pyetje themelore se si të sigurohet shëndeti dhe mirëqenia e njerëzve dhe planetit”, tha ai.

Sot bota duhet të zgjedhë “rrugën e duhur për një rikuperim të gjelbër” për një të ardhme më të mirë, theksoi Guterres.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne