Kreu i partisë shqiptare: Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut do të mbahen më 12 prill

Kryetari i Lëvizjes Besa në Maqedoninë e Veriut, Bilall Kasami deklaroi se zgjedhjet e parakohshme do të mbahen më 12 prill të vitit që vjen.

I ftuar në emisionin Pressing të T7 Kasumi tha se nëse Lëvizja Besa vjen në pushtet, Maqedonia e Veriut do t’i zgjidhë të gjitha problemet me fqinjët, do të marrë anëtarësimin e Bashkimit Evropian (BE) dhe në Aleancën Veriatlantike (NATO).

“Nëse Lëvizja Besa fiton zgjedhjet e 12 prillit, ne do t’i zgjidhim të gjitha problemet me vendet fqinje, Maqedonia e Veriut do të marrë anëtarësimin në Bashkimin Evropian – BE, dhe do të anëtarësohet në Aleancën Veriatlantike – NATO”, deklaroi ai./Balkanweb/

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne