Çavusoglu: Me fuqinë tonë në terren dhe tryezë arritëm ato që donim

Ministri i Punëve të Jashtme, Mevlyt Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu) tha se në thelbin e memorandumit të mirëkuptimit të arritur me Federatën e Rusisë në Soçi më 22 tetor, qëndron nxjerrja e terroristëve të PKK/YPG-së 30 kilometra në thellësi nga lumi i Eufratit në Siri deri në kufirin e Irakut dhe patrullimi i përbashkët (Turqi-Rusi) në 10 kilometra thellësi.

Në fjalimin e mbajtur në ceremoninë e çeljes së vitit të ri akademik të Universitetit Akdeniz (Mesdhe) në Antalia, Çavushollu tha: “Të gjithë terroristët e PKK/YPG-së do të nxirren deri në 30 kilometra në thellësi nga lumi i Eufratit në Siri deri në kufirin e Irakut. Së bashku do të patrullojmë 10 kilometra thellësi të Sirisë dhe patrullimi ka filluar. Në 30 kilometra përfshihet edhe Kamësshllë (Kamışlı), terroristët do të nxirren edhe që andej por këtu nuk përfshihet patrullimi i përbashkët. Pasi që në fillim aty është regjimi (i Esadit)”.

“Edhe nga Menbixhi edhe nga Tel Rifati do të nxirren terroristët e YPG/PKK. Pra ne arritëm me më pak dëme ato që donim nga dy marrëveshjet. Nëse jeni të fuqishëm në terren dhe tryezë mund ti bëni këto. Nëse nuk do të kishim ndërmarrë operacionin këto nuk do të bëheshin” tha Ministri i Punëve të Jashtme, Mevlyt Çavushollu.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne