Sport

Skandali i “Sportradar”, kompania e UEFA-s që dënoi Skënderbeun punonte me mafien italiane

Një skandal i rëndë ka përfshirë kompaninë e njohur zvicerane “Sportradar” e cila punon për llogarit të UEFA-s e FIFA-s dhe është e njohur gjerësisht në vendin tonë si ajo që ka ndërtuar sistemin e famshëm BFDS nëpërmjet të cilit u dënua Skënderbeu.

Nga Italia vjen lajmi i bujshëm se një i penduar i mafies italiane ka treguar se si bashkëpunonte me këtë kompani dhe ka bërë pagesa në të zezë te ajo.

Sipas hetimeve në Itali, të përfunduar me arrestime të rreth 60 personave vitin e kaluar, mafia siciliane, Ndrangheta dhe Sacra Corona Unita kishin bashkuar forcat dhe në vitet 2015-2017 kishin ndarë mes tyre tregun e basteve ilegale online në Itali, duke përdorur edhe shoqëri të cilat vepronin në Shqipëri, Maltë e Rumani.

Fabio Lanzafame, një i penduar nga grupi i personave të arrestuar, para prokurorëve ka bërë pohimin e bujshëm. Ai shpjegoi se nëpërmjet faqeve fiktive të krijuara, punohej paralelisht me faqet e njohura ndërkombëtare, falë informacioneve që blinte rregullisht nga filiali i “Sportradar”, i cili quhet “Betradar” dhe që shërben për t’u shitur të dhëna edhe “live” të ndeshjeve kompanive të mëdha.

Sipas Lanzafame, ai ka blerë rregullisht këto të dhëna te “Betradar”, edhe pse kjo e funti ishte në dijeni të faktit se ishin kapmani të jashtëligjshme, pasi pagesat bëheshin me valixhe me para e jo nëpërmjet bankave.

“Po, kam punuar edhe me ta, kisha një akord të drejtpërdrejtë. Ato më jepnin të dhënat për platformën e basteve live. Atyre nuk u intereson asgjë, punojnë edhe me .com që veprojnë në Itali (faqet ilegale).

Punoja qetësisht me ta, paguaja faturat e mia me para në dorë. Disa herë dërgova paratë atje në Zyrih, ndonjëherë në Itali, në Milano. Pse pagesa me para në dorë? Punoja me .com kush do të më bënte faturën!? Unë punoja vetëm me para në dorë, ndaj kisha vështirësi me bankat, ndërsa ata dëshironin të paguheshin”, tha i penduari në një nga bisedat e tij me prokurorët e çështjes që zbuluan rrjetin masiv të basteve online.

Në artikullin e publikuar në “Business Insider”, shkruhet se si disa prej drejtuese të “Sportradar”, kishin rënë dakord që kompanive të jashtëligjshme t’u jepeshin kuotat e ndeshjeve para atyre të regjistruara.

Të njëjtët persona ishin ata të cilët për vite me radhë nuk arritën të kuptonin trukimet masive në Serinë B, edhe pse kompania në fjalë ishte ajo që monitoronte flukset e basteve atje. Pasi shpërtheu skandali, “Sportradar” për pak kohë humbi edhe kontratën që kishte nënshkruar për monitorimin, duke u kthyer përsëri në dy vitet e fundit./tpz

OPINIONE