Kreu i ri i Policisë së Shtetit Ilir Proda nis zyrtarisht detyrën, hapet gara edhe në qarqe për drejtuesit e policisë

Drejtuesi i ri i Policisë së Shtetit, Ilir Proda ka marrë zyrtarish detyrën këtë të enjte. Pas garës për Kreun e Policisë së Shtetit, është hapur gara për drejtues Policie, në 12 qarqet e vendit. Gara për drejtues qarqesh do jetë e hapur për 15 ditë dhe çdo kush që mban gradën drejtues mund të aplikojë.

Njësoj si për Drejtorin e Policisë, edhe për drejtuesit e policisë në qarqe, kërkohet pastërtia e figurës së kandidatëve, e cila do të verifikohet nga një Komisioni i Posaçëm, i cili është ngritur në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Ilir Proda u emërua Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit pas një procesi konkurrimi me më shumë se 10 drejtues të lartë policie.

Emërimi i tij u konfirmua nga Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, në mbledhjen e Këshillit të Ministrave. Proda ka një karrierë gati 19-vjeçare në Policinë e Shtetit, duke filluar si specialist i policisë kriminale në vitin 2005 dhe duke përfituar nga përvoja në role të ndryshme në policinë e Elbasanit dhe në poste të tjera të larta. Ai ka kaluar të gjitha fazat e verifikimit nga organet ligjzbatuese, duke përfshirë procesin e pastërtisë së figurës, dhe është zgjedhur mes disa kandidatëve për të drejtuar Policinë e Shtetit.

Gjithashtu, emërimi i tij shihet si pjesë e një vizioni të ri për drejtimin e policisë, duke përfshirë një gjeneratë të re në udhëheqje. Proda ka pasur një karrierë që ka përfshirë poste të ndryshme, përfshirë drejtor në Elbasan, dhe ai është i njohur për përvojën e tij në hetimin e krimeve. Pas emërimit të tij, është planifikuar një konkurrim i ri për drejtuesit vendorë të policisë në qarqe​./tpz

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne