Kreu i Vetëvendosjes Tiranë i bashkohet protestës: Teatri do të ngelet

Kreu i Vetëvendosjes në Tiranë, Boiken Abazi i është bashkuar protestës tek Teatri dhe teksa citon Europa Nostrën shton se Teatri mund dhe do të ringrihet.

Abazi i kërkon Policisë të çlirojë sheshin pasi vendimet nga Bashkia dhe qeveria janë të paligjshme.

“Teatri mund dhe do të ringelet. Në këto raste qytetarët ngrihen në rezisencë. Të lirohet territori i zaptuar na vendime anti- ligjore. Kërkojmë nga Policia të çlirojnë sheshin e Teatrit. Teatri i përket artistëve dhe popullit, jo qeverisë dhe diktaturës.”- u shpreh Boiken Abazi./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne