Kryemadhi thirrje të fortë qytetarëve për mosbindje civile: Mos e njihni më shtetin e Ramës!

Pas shembjes së Teatrit Kombëtar, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi u ka drejtuar një thirrje mjaft të fortë qytetarëve shqiptarë, për të mos njohur më shtetin e Edi Ramës, vendimet e këtij shteti dhe taksat që vendos regjimi.

“Vendimi do të finalizohet në orën 12. Mesazhi  është për qytetarë,t mos njohin shtetin e Ramës, gjobat e Ramës, Rama paratë e shqiptarëve i përdor për dhūnë ndaj tyre. I bëj thirrje Ramës, t’i lirojë një orë e më parë artistët, nuk ka ku të shkojë më. I bëj thirrje shqiptarëve, sot nuk është më koha për të parë politikën, por familjet, fëmijët e tyre. Tashmë nuk do shohim më brēkët e Violeta Manushit, por do shohim by** jashtë të Edi Ramës.

Po i bëj thirrje edhe një herë shqiptarëve të mos njohin Ramën dhe drejtësinë e Ramës që fle gjumë. Prokurorët që mbeten peng i shantāzheve të tavolinave ku hanë e pinë. 

Thirrje edhe një herë shqiptarëve, mos njihni vendimet e Ramës, taksat e Ramës. Se ju mbylli në shtëpi dhe taksat i solli dyfish”, tha Kryemadhi./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne