Kreu katolik Eduart Ndocaj arrestohet. I vodhi 78 mijë euro italianit.

Policia ka ndaluar një ditë më parë në Portin e Durrësit ish-deputetin e Partisë Socialiste, Eduard Ndocaj i njohur me nofkën “kaubojsi”. Ndalimi i Ndocajt është bërë me urdhër të policisë së Lezhës pasi është kallëzuar nga një shtetas italian për mashtrim financiar. Sipas padisë së depozituar në policinë e Lezhës, shtetasi italian rezulton të jetë partneri i Eduard Ndocajt në biznes. Ai ka thënë përpara policisë se Ndocaj i ka marrë 78 mijë euro duke i premtuar investimin në një projekt gazjellësi.

Ndocaj ka tentuar të largohet në drejtim të Italisë kur është ndaluar nga policia e Durrësit në Port. Blutë e Durrësit e kanë vënë në dispozicion të policisë së Lezhës, por me vendim të Prokurorit, Ndocaj është lënë në gjendje të lirë. Gjithashtu Ndocaj akuzohet se të njëjtit person i ka vjedhur një automjet tip “Audi Q7” me targa “FD498LJ”.

Ndaj ish-deputetit Eduart Ndocaj rëndon akuza për verën penale: Skemat mashtruese dhe piramidale.

Ndocaj reagon në Facebook: 
Nuk ka asnje ndalese apo arrest per ish deputetin Eduart Ndocaj.

Kjo foto eshte live nga trageti qe po udheton drejt Italise.
Sa I perket ceshtjesh ne fjale se shpejti do te publikojme nje deklarate nga avokati i tij ne Shqiperi.
Mediat eshte mire te bejne verfikime para se te nxjerrin lajmin. Kjo eshte abc e gazetarise serioze.

ndocaj

 

Njoftimi i policisë

Më datë 09.10.2017, në PKK Port, Durrës, u kap shtetasi në kërkim E.N, vjeç 42, banues në Manati Lezhë, pasi dyshohet se nëpërmjet mashtrimit në Itali, i ka vjedhur një shtetasi italian një shume eurosh. Ne përfundim te veprimeve te kryera nga D.V.P Lezhe ndaj shtetasit E.N u referuan materialet ne Prokurori dhe ndiqet ne gjendje te lire për veprën penale parashikuar nga neni 143/2 i Kodit Penal./ shqiptarja

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne