Krijohet KLGJ, zgjidhen 6 anëtarët (emrat)

Pas shortit të hedhur ditën e sotme, janë zgjedhur edhe tre anëtarët e tjerë të Këshillit të Lartë Gjyqësor.

6 anëtarët e KLGJ janë Dritan Hallunaj, Brunilda Kadi, Marcela Shehu, Medi Bici, Brikena Ukperaj dhe Ilir Toska.

Medi Bici nga Gjykata e Lartë, Brikena Ukperaj nga Gjykata e Apelit në Vlorë , ndërsa Ilir Toska nga Gjykata e Apelit Tiranë është zgjedhur me 200 vota.

Më parë me 215 vota është zgjedhur gjyqtari Dritan Hallunaj nga Gjykata e Krimeve të Rënda, Brunilda Kadi nga Gjykata e Shkallës së Parë është zgjedhur me 135 vota dhe Marcela Shehu, gjyqtare e Gjykatës së Kurbinit është zgjedhur me 289 vota.

Gjatë ditës së djeshme u plotësua me 6 anëtarë edhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë. Votimi për dy organet e drejtësisë KLGJ dhe KLP është konsideruar si procesi më i rëndësishëm i Reformës në Drejtësi.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne