Opinion

Reagim ndaj shkrimit të Fahri Xharrës

nga Agron Mucaku.

Nga rrjedh emëri i qytetit të Gjakovës? Dhe tezave të tij trilluese gjoja se Xhamia e Hadumit u ndërtua në themelet e ndonjë kishe? Botuar në gazeten elektronike MEDIAL.MK si dhe portalin “Gjakova djep i kultures dhe tradites” ne facebook.

Historia është disiplin shkencore e cila ka të bëjë me fakte konkrete historike të një periudhe të caktuar historike. Gjakova e ka historinë e saj si pjesë e perandorisë më të madhe të kohës i pëlqej kujt ky fakt apo jo! Historia nuk bazohet në trillime, rrena e supozime. Si e tillë historia është e zhveshur edhe nga botëkuptimi ideologjik i historianit. Nga ky aspekt historia është e drejtë ekskluzive e historianve. Ndërsa, kur kemi të bëjmë me objektet monumentale fjalën e kanë ekspertet e mbrojtjes së monumenteve, përkatësisht, instituti i mbrojtjes së Monumenteve të Kosovës. Së këndejmi, në vazhdim për të gjithë lexuesit dhe komentueseve që krijuan dilema nga hipotezat e paqëndrueshm të autorit të shkrimit Fahri .Xharra., do ti krahasojmë me ekspertet e fushave përkatëse.

Si burime shkencore do të bazohem në institutin e mbrojtjes së monumenteve të Kosovës, si dhe ekspertet ndërkombëtar Andras Riedlmayer dhe Andrew Herscher, të institutit ndërkombëtar që e bënë restaurimin e xhamis së hadumit: Projekti i Trashëgimisë Kulturore të Kosovës (KCHP) në Sh.B.A.

Hipoteza e parë e Trilluese e Fahri Xharres: 1. Xhamia e Hadumit është ndërtuar mbi themelt e ndonjë kishe. Thotë: a mos e rrënoj Hadum Aga , Kishën e Shën Jakut, e më pas ndërtojë aty Xhamin?

Hipoteza e dytë trillues e Fahri Xharres: 2. Jak Vulën e lidh si shejtori Shën Jaku dhe citon burime nga Bibla.

Si demantohet pseudohistoriani Fahri Xharra?

Fjalën ja lëmë eksperteve Andras Riedlmayer dhe Andrew Herscher nga Projekti i Trashëgimisë Kulturore të Kosovës (KCHP) në Sh.B.A, të cilët u angazhuan në restaurimin e Xhamisë së Hadumit dhe arritën të sigurojnë financimin nga Instituti i Shkencave Njerëzore Packard.

Gjatë vitit 2003-2005 është bërë restaurimi Xhamisë së Hadumit. Restaurimi është bërë nga një institut ndërkombëtar i Suedisë dhe SHBA-së. Poashtu pjesë e restaurimit ishte edhe instituti i mbrojtjes së monumenteve të Kosovës me ekspertet e saj. Gjatë restaurimit janë gropuar themelet e Xhamisë nga të katër anët e Xhamisë së Hadumit, të Bibliotekes.dhe gjithëandej nëpër oborrin e xhamisë etj.etj Gjatësia e gërmimit nga themli ka qenë afër dy metra. Ndërsa, thellësia e saj mbi një metër. Asnjë ekspert, asnjë institucion i autorizuar nuk kanë vërejtur as më të voglën gjurmë të ndonji objekti të më hershëm. Është detyrë e eksperteve që nëse gjatë restaurimit vërejnë diçka që nuk përputhet me objektin në fjalë, menjëherë i nderpresin punimet për të ekzaminuar faktin e ri. Mirëpo, në këtë rast fare nuk ka ndodhur diçka e tillë që konteston ndertimin e xhamisë.

Në vazhdim ekspertet ndërkombëtar për Xhamin e Hadumit elaboruan:

Sundimi disa shekullor i Perandorisë osmane në trojet shqiptare e në Kosovë në veçanti u shpreh edhe në kulturën materiale dhe shpirtërore të banorëve të kësaj treve. Nga artet figurative më së shumti depërtoi arkitektura e cila la vulën kryesore në ndërtimtarinë e Kosovës. Në Kosovë kemi një numër të konsiderueshëm të xhamive klasike monumentale të realizuara në shek. XV, XVI, XVII dhe më pas. Një ndër këto objekte fetare është edhe Xhamia e Hadumit në Gjakovë e ndërtuar në dekadën e fundit të shekullit XVI, konkretisht në vitin 1594/95 Hadum Sylejman Efendia-Hadum Aga e ndërtoi xhaminë, e cila po ashtu edhe mban emrin e donatorit të objektit në Gjakovë. Xhamia sipas traditës, u ndërtua në fushën e Jakë Vulës nga edhe bëhet emërtimi i qytetit Jakovë.Kjo vepër e mbuluar me kube i takonë formave klasike të xhamive të grupit, të stilit islamo- kosovar. Pra, askund nuk thuhet që u ndërtua përmbi themelet e ndonjë kishe siç po trumpeton antiislamisti Fahri Xharra.

Ndërsa, sipas prof. Fejaza Dranqolli ekspert i Institutit të Mbrojtjes së Monumenteve të Kosovës e kemi këtë konstatim: Sipas defterit të vitit 1571, Gjakova është ende fshat. Por, të cekim se, edhe më parë si edhe para rënies nën sundimi osman, Gjakova e kishte statusin e fshatit, ishte qendër pazari. Gjakova, kështu qëndroi me një status të këtillë gjerë më 1582. Dhjetë vjet pas, prej 68 familjesh sa kishte atëherë.
Gjakova si fshat i reduktuar me qendër të vogël kryente funksionin e tregut lokal. Ky treg lokal është një specifikë për Gjakovën si dhe qytetet shqiptare gjatë shekullit XV, deri në fillim të atij XVI. Në këtë kohë, në fund të shekullit XVI, konkretisht në vitin 1594 – 95, Hadum Sylejman Efendia – Hadum Aga e ndërtoi xhaminë, e cila po ashtu edhe mban emrin e këtij ndërtuesi. Ky objekt, sipas traditës, u ndërtua në fushën e Jak Vulës, me ç’rast bëhet emërtimi i qytetit Jakovë. Si material ndërtimor konstruktiv është përdorur guri i latuar marrë në afërsi të Gjakovës, matanë lumit Erenik, e në mes të Devës dhe fshatit Guskë. Pra, Gjakova nuk ishte qytet siç po trumpeton F.XH. Dhe siç e lexoni eksperti Drançolli, tregon informata të sakta se nga janë marrë gurët për ndërtimin e Xhamisë, duke dematuar shumë dashakeqës të Xhamisë së Hadumit, kur thanë se Xhamia e Hadumit është ndërtuar me gurët e ndonjë kishe. Turp duhet të ju vijë injorantëve!

Ndërsa, sa i përketë qytetarit të parë të Gjakovës, Jak Vulën për të cilin F.XH. tha se është njëfarë Shën Jaku, ku e citoj shumë herë Bibëln, do të bazohemi me veteranin e historisë, prof. Masar Rizvanolli, i cili e përshkruan Jak Vulën, si qytetar të rëndomët autokton. Prof. Masari i përmend edhe djemët e Jak Vulës, e që ishin Tali dhe Linqi. Dhe sipas profesorit Masar Rizvanollit, Ura e Taliqit në Gjakovë, e ka marrë emrin në bazë të këtyre dy djemve Jak Vulës. Pra, të gjithë e dimë urën e taliqit në Gjakovë. Gjithashtu të gjithë në Gjakovë e dimë që trashigimitar të Jak Vulës, në Gjakovë janë familja e nderuar dhe respektuar Vula.

Atëherë si ka mundësi që Jak Vula të përmendet në Bibël? Kur dihet se Bibla e vjetër është përbledhje e profetëve të para 4000 vjeteve e sidomos me profetin e njohur hz. Musa. Ndërsa, Bibla e re nga koha e Jak Vulës është në distancë kohore 1594 vjet para Jak Vulës.?

OPINIONE