Krime dhe vrasje, protesta masive në Greqi, Gjykata jep vendimin sot për lëvizjen neonaziste të ‘Agimit të Artë’

Organizata neonaziste greke Agimi i Artë do të përballet sot me vendimin e Gjykatës për krimet që anëtarët e saj kanë kryer.

8 anëtarët po gjykohen për krime që kanë kryer në periudhën 2012- 2015, si vrasjen e reperit Pavlos Fissas, emigrantët, sulmin ndaj peshkatarëve egjipitanë apo dhe vrasjen e një shqiptari në një stacion autobusi.

Ish-ministri i rendit, sot i jashtëm, Nikos Dendias asoj kohe ka bërë mbi 100 doje për 69 të akuzuar.

Pas 5 vitesh Gjykata do të japë vendim sot. Por ndërkohë qindra grekë kanë vendosur të mbështesin sot një dënim ndaj ”Agimit të Artë” e cila mund të shpallet organizatë kriminale për shkak të krimeve që anëtarët e saj kanë bërë ndër vite. Pjesë e protestës janë sindikata, organizata për të drejtat e njeriut, partia komuniste apo dhe SYRIZA e Tsipras./BW

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne