Detaje nga arrestimet tek AKBN, zbardhen emrat e zyrtarëve që ranë në pranga, dy ende në kërkim

Detaje nga urdhri i prokurorisë për arrestimet tek AKBN teksa zbulohen emrat e zyrtarëve që kanë rënë në prangat e policisë.

Mësohet se të arrestuar janë D.D drejtor auditi në AKBN, Qani Hoxhaj drejtor hidrokarburesh, Arben Doda inspektor tatimesh, Naim Kasa biznesmen, si edhe Simon Marku, ndërsa R.Q. me funksion specialiste pranë institucionit është lënë në arrest shtëpie. Të ndaluarit akuzohen për mashtrim me pasoja të rënda, fshehje të ardhurash, shpërdorim deytre dhe kontrabanë mallrash pa akcizë.

Operacioni u ndërmor ditën e djeshme teksa dhe dy të tjerë, Klodian Gradeci ish-drejtor i OST me funksion drejtor hidrokarburesh në AKBN dhe Isuf Berberi, ky i fundit biznesmen hidrokarburesh, janë në kërkim nga Policia për të njëjtat akuza/BW

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne