Krimet e reja të koalicionit amerikan në Siri

22 civilë sirianë janë vrarë gjatë sulmit të ditës së hënë në mbrëmje të avionëve luftarakë të të ashtuquajturit koalicion ndërkombëtar kundër ISIS të drejtuar nga Amerika në Dejr Al-Zur në lindje të Sirisë.

Agjencia e lajmeve Shinhua njoftoi se gjatë këtij sulmi gjithashtu janë plagosur edhe dhjetëra civilë sirianë të tjerë. Avionët luftarakë të koalicionit amerikanë anti-ISIS gjithashtu edhe më 20 tetor kanë vrarë 35 civilë sirianë në qytetin Raka në veri të Sirisë. Qeveria e Sirisë disa herë duke dërguar letra zyrtare për sekretarin e përgjithshëm të OKB dhe për kryetarin e Këshillit të Sigurimit, ka kërkuar nga ata që tu japin fund krimeve të koalicionit amerikan në Siri. Grupi mbikëqyrës të luftërave ajrore i cili po vëzhgon sulmet ajrore të koalicionit amerikan kundër ISIS në Irak dhe Siri, së fundi ka deklaruar se mbi 3000 civilë janë vrarë që nga viti 2014 nga sulmet ajrore të këtij koalicioni./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne