Krishtlindjet bëhen festë kombëtare në Irak

Kabineti irakian miratoi një ligj për të shënuar 25 dhjetorin si Ditën e Krishtlindjes, pra si një festë zyrtare që do të shënoi lindjen e Jezus Krishtit, thuhet në deklaratën e lëshuar nga qeveria e Irakut.

Ky kabinet votoi një amandament në ligjin për pushimet kombëtare që e bëri të mundur që Dita e Krishtlindjes të jetë një ditë feste për të gjithë irakianët dhe jo vetëm për ata të komunitetit krishterë siç ka qenë për dekada, shkruan CNN.

“Gëzuar Krishtlindjen qytetarëve tanë të krishterë, të gjithë irakianëve dhe të gjithë atyre që po festojnë nëpër botë”, shkroi qeveria e Irakut në Twitter.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne