Kritikohet heshtja e Arabisë Saudite ndaj vrasjes së myslimanëve në Mianmar

Kreu i unionit botëror të dijetarëve të rezistencës, deklaroi se për vahabistët saudit, myslimanët e Mianmarit nuk janë të përshtatshëm dhe për këtë Arabia Saudite ka heshtur ndaj vrasjes masive të myslimanëve nga ushtria në Mianmar.

Maher Hamud, në namazin e xhumasë në xhaminë Kods të Libanit dënoi ashpër vrasjen e myslimanë Rohingya nga ushtria e Mianmarit dhe tha se situata e myslimanëve në këtë vend është një ngjarje që nuk mund të mohohet nga askush mirëpo disa vende islame dhe disa vende të tjera të botës kanë zgjedhur heshtjen kundrejt këtij krimi që po u bëhet myslimanëve. Ai vuri në dukje se kjo sjellje do të ngjallë reagimin e myslimanëve në vendet juglindore të Azisë që padyshim do të ketë pasoja të rënda./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne