Kriza humanitare e Jemenit, rastet me kolerë kalojnë 300,000 vetë

Një shpërthim i kolerës në Jemenin e shkatërruar nga lufta deri tani ka tejkaluar 300,000 raste të dyshuara dhe ka marrë më shumë se 1,600 jetë, tha të hënën Kryqi i Kuq.

“Epidemia e kolerës së Jemenit vazhdon të dalë jashtë kontrollit. Sot, mbi 300,000 njerëz dyshohet të jenë të sëmurë, dhe më shumë se 1,600 kanë vdekur,” tha ai në një postim.

“Ne jemi në 300.000 raste të dyshuara, me 7.000 raste të reja çdo ditë,” tha drejtori rajonal i Kryqit të Kuq, Robert Mardini në një postim.

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka thënë se ka pasur 297,438 raste të dyshuara dhe 1,706 vdekje deri më 7 korrik, por nuk ka publikuar një përditësim të dielën, kur dukej se do të arrihej shifra 300,000. Një zëdhënës i OBSH tha se shifrat ende janë duke u analizuar nga ministria e shëndetësisë së Jemenit.

Edhe pse norma e rritjes ditore në numrin e përgjithshëm të rasteve është përgjysmuar në rreth 2 përqind gjatë javëve të fundit, dhe përhapja e sëmundjes është ngadalësuar në rajonet më të goditura, shpërthimet në zona të tjera janë rritur me shpejtësi.

Ndikimi më intensiv ka qenë në zonat në perëndim të vendit të cilat janë prekur ashpër nga lufta dyvjeçare mes një koalicioni të udhëhequr nga Arabia Saudite dhe rebelëve të armatosur Houthi të lidhur me Iranin.

Lufta ka qenë një terren ushqyes për sëmundjen, e cila përhapet nga feçet duke hyrë në ushqim ose ujë, dhe shpërthen në vende me kanalizime të dobëta.

Gjatë javës së kaluar, disa raste të para janë shfaqur në qytetin Sayun dhe në portin Mukalla në rajonin Hadramawt në lindje.

Rënia ekonomike e Jemenit do të thotë se 30,000 punonjës shëndetësorë nuk janë paguar për më shumë se 10 muaj, kështu që OKB ka ndërhyrë me pagesa “nxitëse” për t’i përfshirë ata në një fushatë emergjence për të luftuar sëmundjen. / © Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne