Shqiperia

Kriza politike, tre ambasadorë i shkojnë në zyrë Ilir Metës

Ambasadori amerikan Donald Lu është takuar me kryetarin e Kuvendit Ilir Metën në Kryesinë e Kuvendit paraditen e sotme. Disa minuta pas hyrjes së tij, në Kryesi kanë ardhur edhe dy ambasadorët e tjerë: Romana Vlahutin e BE-së dhe Bernd Borchard i Prezencës së OSBE .

Takimi i tre ambasadorëve me kreun e parlamentit të Shqipërisë dhe anëtarin kryesor të koalicionit qeverisës zhvillohet në kuadrin e negociatave që kanë nisur për të vendosur dialogun ndërmjet mazhorancës dhe opozitës dhe disa orë para ardhjes së dy negociatorëve gjermanë, McAllister dhe Fleckenstein sot në Tiranë për këtë qëllim.

Dje, opozita e përshkallëzoi protestën e saj duke bllokuar trafikun për 1 orë e duke insistuar në krijimin e një qeverie teknike që të zhvillojë zgjedhjet parlamentare.

Nga ana tjetër, kreu i mazhorancës ka vazhduar të ngulë këmbë në qendrimin e tij e të deklarojë se zgjedhjet do të zhvillohen nga qeveria e koalicionit më 18 qershor.

OPINIONE

INTERVISTA